More

    Shqiptarët në byronë e Ekspertizës Ligjore, Xhaferi: E gjeta në 8% , sot jemi 25.3% shqiptarë

    Përfaqësimi i shqiptarëve në Byronë për ekspertizë ligjore është rritur për 25,3 për qind. Drejtori i këtij institucioni, Valdet Xhaferi, në një prononcim për TVM2 thekson se në kohën kur është emëruar në krye të këtij institucioni, përfaqësimin e shqiptarëve e ka gjetur me vetëm 8 për qind, ndërsa me angazhimin e tij në këtë drejtim përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është shumëfishuar.

    “Në Byronë për Ekspertizë Ligjore jam emëruar si drejtor në mars të këtij viti, në momentin që kur kam ardhur përfaqësimin adekuat si normë kushtetuese e kemi gjetur me vetëm 8 për qind. Vlen të theksohet së këtu kemi pasur një angazhim mjaft serioz në këtë drejtim dhe fatmirësisht në momentin që ne flasim, pra vetëm për disa muaj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në Byronë për ekspertizë ligjore është 25,3 për qind”,- theksoi Valdet Xhaferi nga Byroja për Ekspertizë Ligjore.

    Xhaferi thekson se nuk do të ndalet me kaq, pasi synimi i tij është që të vazhdojë të rrisë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve edhe në vertikalen e këtij institucioni.

    “U bëj thirrje të gjithë atyre personave të cilët janë të pajisur me licenca apo i plotësojnë kushtet për të ushtruar veprimtarinë, profesionin e ekspertit apo vlerësuesit, të paraqiten te Byroja për Ekspertizë Ligjore, pasi dyert tona janë të hapura për bashkëpunim, e në veçanti patjetër e kam ta them për shqiptarët”,- tha Valdet Xhaferi nga Byroja Për Ekspertizë Ligjore.

    Xhaferi më tej shtoi se institucioni Byroja për ekspertizë ligjore ka një bashkëpunim të shkëlqyer si me shtet e rajonit e po ashtu edhe me ato të Bashkimit Evropian të cilat po ashtu ushtrojnë të njëjtën veprimtari.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...