More

    Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid nga 22-26 janar, mes 152 shteteve

    Shqipëria do të prezantojë potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid, i cili mbahet nga 22 deri në 26 janar.

     

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “edhe këtë janar, Shqipëria turistike e nis vitin me pjesëmarrjen në panairin gjigant të turizmit “Fitur” në Madrid me pjesëmarrjen e 152 shteteve dhe më shumë se 9000 ekspozuesve”.

     

    “Vendi ynë qëndron krenarisht si një prej destinacioneve më atraktive në Europë , ku gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme jo vetëm të vizitorëve nga Spanja, por edhe të atyre nga vendet e Amerikës së Jugut”, tha Kumbaro.

     

    Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

     

    Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.

     

    Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë vizitorë të huaj.

     

    Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të Turizmit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kurdët me apel historik ndaj Erdoganit

    Presidenti i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe themeluesi i saj në vitin 1978, Abdullah Ocalan, do të...

    Mas.akër në Suedi: Policia konfirmoi se rreth 10 persona kanë humbur jetën nga një sulm në një shkollë

    Policia, në një konferencë për media në orën 18:00, njoftoi se në sulmin në shkollën Örebro kanë humbur jetën...

    Ambasadori Meidani priti në takim Ali Ahmetin: Historia shkruhet nga guximtarët, Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra!

    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për...

    Tetovarët selam Bilall Kasamit nga Kalaja e Tetovës!

    Mesazhi kreut të Komunës Bilall Kasamit i vjen pikërisht nga Kalaja e Tetovës që njihet si fortesa e konfliktit...