More

    Shoku i afërt me Arben Taravarin Aleksandar Pandov, ua pezulloi dënimet sulmuesve të Ziadin Selës me 27 Prillit

    Shoku i afërt me Arben Taravarin Aleksandar Pandov, ua pezulloi dënim sulmuesve Ziadin Selës me 27 Prillit
    U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov shok i afert me Arben Taravarin, pezullon nga dënimi disa nga të dënuarit për rastin e 27 prillit ku kryetari i Aleancës për SHqiptarët Ziadin Sela u sulmua brutalisht. Sipas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

    U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, në dy javët e fundit ka kryer disa pezullime të dënimeve, për arsye shëndetësore. Pandov tha se, pjesa më e madhe prej tyre janë të dënuarit në rastin e “27 prillit”. Pas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

    Aleksandar Pandov, U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve 17:38

    “Si ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, nëse vjen kërkesë nga ndonjë i burgosur për ndonjë problem akut shëndetësor, nuk kam të drejtë ta refuzojë. Është fakt se, 4-5 persona, prej që jam unë drejtor, kanë dorëzuar kërkesa që i kam nënshkruar. Ka një apo dy persona që nuk janë nga 27 prilli”.

    Pandov ka sjellë këtë vendim të bazë të nenit 73, i cili parasheh që të dënuarve t’u pezullohet dënimi me burg, në rast se po përballen me sëmundje akute.

    Neni 73

    “Persona të dënuar të cilët vuajnë dënimin me burg, drejtori i Drejtorisë në afat sa më të shkurt kohor, ndërsa jo më gjatë se 30 ditë, sjell vendim për pezullimin e mbajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nëse ka nevojë apo gjendet në trajtim spitalor për ndonjë sëmundje më të rëndë akute, varësi apo lindje”.

    Rasti i 27 prillit ka të bëjë me dhunën në Kuvend, kur protestuesit u futën në objektin e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Të akuzuarit për këtë rast, ngarkohen me veprën penale terrorizëm.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    ASH-krahu i Taravarit, takim koordinues për zgjedhjet e brendshme partiake

    Aleanca për Shqiptarët njofton se ka filluar takimet koordinuese për zgjedhjet e brendshme partiake, prej ku do të përpilohen...

    Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht Ukrainën

    Ishte fitorja e parë në histori përballë Ukrainës dhe erdhi në momentin më perfekt të mundshëm. “Legjionarët” tanë kanë shkruar...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së sipërfaqeve publike dhe të trafikut...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale - Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së...

    Xhaferi: Tallje nga komuna e Gostivarit se borxhi 1.5 milion euro në arsim vjen si shkak i Luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

    Valdet Xhaferi nga Bashkimi demokratik per integrim në rrjetin e tij social i cili ka komentuar borxhin e komunës...