More

    Shokohet mërgimtari Amir Shabani, përballet me racizëm në aeroportin e Shkupit nga dy punonjës të policis

    Dua të ndaj me ju një rast të tronditshëm që pata sot, 9 Korrik 2024, në Skopje International Airport – SKP. Në mes orës 11:01 dhe 11:05, përjetova trajtim të paparë racist gjatë kontrollit të pasaportës në kthimin tim për në Basel.

    Kur tregova kartën time të identitetit zviceran, policia kufitare, Personi 1, më pyeti në maqedonisht nëse flisja maqedonisht. Përgjigja ime në shqip ishte “Jo, në qoftë se është e mundur, në shqip”. Ajo më tha se duhet të flisja maqedonisht, pasi që jemi në Maqedoni (“Treba da znaeš makedonski, ova e Makedonija”). I habitur nga kjo deklaratë, e mohova këtë duke i thënë se edhe shqipja është gjuhë zyrtare.

    Personi 1 vazhdoi të fliste në maqedonisht, megjithëse unë tregova qartë me shenja non-verbale se nuk e kuptoja atë. Më pas ajo më pyeti nëse flisja anglisht, dhe kur përsëri përgjigja ime ishte “Jo, vetëm gjermanisht dhe shqip”, kolegja e saj, Personi 2, më tha: “Shqip mut” dhe Personi 1 shtoi: “Shqip në Shqipëri”.

    U trondita thellësisht dhe u ndieva i lënduar. Kur kërkova emrat dhe numrat e punonjësve të dy, ata refuzuan t’i japin këto informacione.

    Është absolutisht e papranueshme të përjetosh racizëm të hapur në këtë shekull. Ky trajtim diskriminues shkel të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta. Diskriminimi dhe racizmi vazhdojnë të jenë ende të përhapur në institucionet publike. Kjo duhet të ndëshkohet në mënyrë të rreptë.

    Nuk është hera e parë që dëgjoj për racizëm në Maqedoninë e Veriut dhe as nuk është diçka e re që racizmi ekziston brenda institucioneve publike. Por raste të tilla më bëjnë të vjell. Është e pabesueshme se si njerëzit mund të thonë fjalë të tilla – thjesht tregon se sa ignorantë dhe të shëmtuar janë këta njerëz. Në rastin tim, këto dy gra racistë treguan fytyrën e tyre të vërtetë, raciste. Edhe më frikësuese është që këto deklarata bëhen, megjithëse edhe shqiptarët punojnë si policë kufitarë në aeroportin e Shkupit. Është e tmerrshme të kesh këta njerëz si kolegë pune!

    Kjo ngjarje përsëri konfirmon atë që gjithmonë kam ndjerë: Jam i lumtur dhe krenar që jam Zviceran me origjinë shqiptare. Në fund, faleminderit Embassy of Switzerland in North Macedonia që ka marrë parasysh rastin tim.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Xhamia e Madhe e Mekës shënon rekord, ky është numri i pjesëmarrësve në 10 ditët e para të Ramazanit

    Xhamia e Madhe në Mekë ka regjistruar një numër të paprecedentë të besimtarëve dhe vizitorëve gjatë 10 ditëve të...

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...