More

    Shkupjani që ndërton Fiço elektrike, 100 km me tre orë mbushje

    Këto makina nuk mund t’i shihni shpesh në komunikacion. Makina legjendare Fiço ringjallet në këtë garazh. Përveç kësaj pamje të bukur nga jashtë , kjo makinë edhe motorin e ka elektronik. Në fakt, kjo është Fiço-ja e parë elektronike në vend. Procesi i gjithë kësaj makine fillon nga skeleti i makinës, me çka të gjitha pjesët restaurohen.

    “Para se të arrijmë në këtë fazë ne i blejmë makinat e vjetra Fiço. Mandej i çmontojmë deri në pjesën e fundit. Që të mund të shohim makinën, ja siç e shihni dritaret janë hequr, motori dhe të gjitha tjerat, që të shohim çfarë mungon që të mund ti zëvendësojmë me pjesë tjera. Mandej i lyejmë dhe i dërgojmë në fazën tjerët ku vendoset motori dhe gjitha pjesët tjera”, Alen Jegeni Përfaqësues AB CLASIK CAR

    Për këtë motor elektrik me fuqi prej 20 kw, sipas Alenit është e nevojshme një bateri e sigurt si kjo e  Li Fe Po, e cila është me shkallë më të lartë të qëndrueshmërisë.

    Kapaciteti i instaluar i baterive është 10,2kw me fuqi nominale prej 102V, ndërsa kapaciteti i instaluar për mbushje është 3kw.

    Për ta mbushur baterinë,  duhen 3 orë e gjysmë dhe me një mbushje mund të kalohen mbi 100km.

    “Fabrika Gjermane Kesler, për fatin tonë të mirë erdhi edhe tek ne në Maqedoni dhe na erdhi shansi që të marrë kjo makinë elektronike etiketën që është prodhuar në Maqedoni”, Alen Jegeni Përfaqësues AB CLASIK CAR

    Ideatori i gjithë këtij projekti Milorad Kitanovski tregon idenë për ringjalljen e kësaj marke.

    “Dashuria ime për makinat e vjetra është prej kohësh. Meqenëse makinat klasike kanë kufizim të lëvizjes, të themi që në vendet më të zhvilluara të Evropës tanimë kanë  kufizim të lëvizjes,  ideja ishte që me motor elektronik të mos kemi asnjë ndalesë apo barriera për makinat e vjetra”, Milorad Kitanovski.

    Idenë e ekipit BB Classic Cars, e mbështesin disa kompani të specializuara si dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

    Projekti është mbështetur edhe për shkak të parimeve të ekonomisë së gjelbër. Është ndjekur me edukim dhe specializim të vazhdueshëm të të punësuarve aktual dhe të atyre të ardhshëm.

    Zastava 750 e njohur si “Fiço” është makina më e vogël e prodhuar në ish shtetin jugosllav.

    Për të parën herë në treg doli në vitin 1965.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Tensionet në Komunën e Vrapçishtit – Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë!

    Grupi i qytetarëve që kishin nisur nismën për rinovimin e kishës “Sveta Petka” në fshatin Gallatë të Gostivarit, tërhiqen...

    Ilire Dauti nga Fronti Europian bllokon ligjin e “Branitellave” në Komisionin Parlamentar për punë dhe politik sociale!

    Deputetja e “Frontit Evropian”, Ilire Dauti që drejton komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini ku duhet të...

    BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot për ligjin e “branitellave” duke e akuzuar VLEN-in se është marrë peng...

    “Tentativë për vr’asje” – zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti i plagosjes me armë të 25-vjeçarit me iniciale...