More

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë 22 shtator 2023.
    Bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest.

    “Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer dy vepra penale dhe atë “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe kundër I.C.(58) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
    Më saktë, më datë 22.09.2023 gjatë periudhës kohore prej orës 06.40 deri në ora 09.30, pa denoncimit të rastit në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup, I.J.(35) nga Shkupi është gjetur i vdekur, me vdekje me forcë, si pasojë e therjeve nga mjeti i mprehtë, kurse nga ana e policëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimshëm, me qëllim të fshehjes së gjurmëve nga vepra e kryer penale.
    Policët pas aktiviteteve të ndërmarra dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.D., por i njëjti nuk është gjetur në shtëpi dhe i është shqiptuar fletarrest, ndërkaq është arrestuar I.C.

    Gjatë ditës së sotme për I.C. është shqiptuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...