Gjendja në shkollën fillore në Gllumovë është alarmante dhe e papranueshme për vitin 2026.

Objekti shkollor ndodhet në kushte të mjerueshme: mungesë mirëmbajtjeje, ambient i pasigurt për nxënësit dhe kushte minimale për zhvillimin normal të mësimit. Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi – kjo është neglizhencë e hapur ndaj fëmijëve per shum vite me radhë.

Sipas fotove të siguruara nga Derveni.mk gjendja e tualeteve duket se është jashtë të gjitha standardeve, me çka rrezikohet edhe shëndeti i nxënësve.

Gjithashtu kjo shkollë mbetet e vetmja shkollë në teritorin e Shkupit e cila nuk ka të instaluara kamera, me çka cënohet edhe siguria e mbarvajtjes së mësimit.
Mbetemi me shpresë se udheheqësia e re e komunës, do ti kushtojë më shumë rëndësi investimeve në arsim dhe përmirsimin e kushteve në shkollat fillore te komunës me atë edhe shkolles fillore “Sami Frashëri” Gllumovë./derveni.mk

