More

    Shkoi në spital me dhimbje të fortë kokë, ndërron jetë 5-vjeçarja në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

    Një vajzë 5-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e inflamacionit të trurit në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Nga institucioni informojnë se vajza nga Shkupi ishte hospitalizuar tek ata dy javë më parë për shkak të një dhimbjeje të fortë koke. Fillimisht u trajtua në repartin e neurologjisë, por javën e kaluar gjendja e saj u përkeqësua dhe e transferuan në repartin e kujdesit intensiv, ku iu bë edhe intubimi. Megjithë përpjekjet e personelit mjekësor, nuk arritën ta shpëtonin fëmijën, i cili zhvilloi meningo-encefalit, dhe para dy ditësh u konstatua vdekja.

    Për momentin nuk ka informacione nëse dhe ku është trajtuar vajza 5-vjeçare para se të silljej në Klinikën e Fëmijëve. Nga Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë informojnë se edhe për këtë rast do të kryhet një inspektim i jashtëzakonshëm, pas së cilit do të informohet publiku mbi gjendjen faktike lidhur me trajtimin e fëmijës së ndjerë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kuvendi i FFM-së/ Masar Omeragiq presidenti i ri – kthehen legjendat e futbollit në FFM!

    Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht me President të ri. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas...

    Mëngjesi më i ftohtë në Kodrën e Diellit, me 32 cm borë

    Më ftohtë sot në mëngjes është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur -8 gradë. -7 gradë në Mavrovë,...

    Rrëzohet helikopteri në Turqi, raportohet për disa të vdekur

      Raportohet për së paku katër persona të vdekur pasi një helikopter u rrëzua sot në një spital trajnimi dhe...

    Su’lmi në Magdeburg të Gjermanisë, njihuni me dy mjekët nga Maqedonia që ndihmuan në shpëtimin dhe shërimin e të lënduarve

    Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg,...