More

    SHKA “Duflla” kthehet nga Oda Dibrane me dy çmime

    Mbrëmë me 11 nëntor u mbajt nata e tretë finale e Festivalit Mbarëkombtar Oda Dibrane, që në saje të emrit që ka mblodhi 14 grupe artistike nga trojet shqiptare. Nata e parë u hap në Dibër të Madhe, dhe dy netët e tjera në Peshkopi, njofton Portalb.mk.

    Shoqata Kulturore Arstistike “Duflla” prezantoi programin e saj në mbrëmjen e dytë duke u paraqitur me këngë dhe valle kryesisht burimore. Po ashtu në sajë të programit prezantuan edhe traditat, alegoritë dhe lojërat popullore të trevës së Dërvenit.

    Atmosfera artistike ishte mbresëlënëse dhe me larmi folklori që nga jugu në veri.

    Në natën finale u ndanë çmimet për ansamblet më të mira ku SHKA “Duflla” arriti të rrëmbenë dy çmime edhe atë për ‘vallen më të mirë burimore’ me “Vallja e Ali Agës” dhe çmimin ‘kënga më e mirë burimore’ me këngën “Jam e Shkupit e Dervenit”.

    Këto janë dy nga shumë çmimet e fituara këtë vit për SHKA “Duflla” që për një periudhë 1-vjeçare arriti suksese të mëdha në vend dhe jashtë vendit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...