More

    Shërohet polici shqiptar që u rrah në Shutkë

    Është shëruar Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmjen e 28 janarit u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares. Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka mori para një jave pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje. “Elhamdulilah Feim Koka është më mirë”, ka shkruar një koleg i tij në Facebook, duke postua edhe foton e përbashkët me Feim Kokën, shkruan Gazeta Lajm. Rasti ndodhi pasi një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve. Në ndërkohë, në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë, shkruan Koha. Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, romët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, duke i nxjerrë madje nga vetura.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...