Për shtatë xhiro radhazi nxënësit e tetë shkollave fillore të Komunës së Sarajit nëpërmjet sportit arritën të promovojnë jetë të shëndetshme, shoqërim dhe interaktivitet.
Liga shkollore në futboll të vogël e organizuar nga Fondacioni Albiz tashmë si një garë tradicionale u zhvillua nga 04 Prilli deri më 25 Prill në hapësirat e sallës sportive të Shkollës fillore “Dituria” – Saraj.
Në xhiron e fundit u evidentuan këto rezultate:
1. Vendi i tretë i takoi Sh.F “Emin Duraku” – Bukoviq
2. Vendi i II i takoi Sh.F “Bedri Tahiri”-Sfillare e Poshtme
3. Vendi i I i takoi Sh.F “Bajram Shabani” Kondovë
Portieri më i mirë për vitin 2018 ishte nga radhët e ekipit Sh.F “Bajram Shabani” Kondovë– Sunaj Fejzulla. Ndërsa golashënues më të mirë për këtë vit u zgjodh: Arijan Ramadani – Sh.F “Bajram Shabani” Kondovë.
Në ndarjen solemne të kupës fituese dhe shpërblimeve morën pjesë nënkryetari i këshillit të donatorëve të Fondacionit Albiz z.Jusuf Jusufi dhe krytari i këshillit drejtues z.Besim Dauti.
Platforma kulturore-sportive ka për qëllim avancimin e sportit dhe Fondacioni Albiz në mënyrën më të mirë të mundshme tregon rezultate në këtë aspekt dhe me sukses realizon qëllimin e kësaj platforme.