More

    Sela si Thaçi , pas çdo humbje në zgjedhje kërkon zgjedhje të reja

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka deklaruar se ende nuk është mbledhur Kryesia Qendrore e partisë për të ndërtuar qëndrim në lidhje me zgjedhjet presidenciale, por se vazhdojnë të jenë të idesë se presidenti duhet që të zgjedhet në Kuvend.

    “Jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vlerësojmë shumë momente shumë momente pse duhet të shkuar. Qeveria përveç planit për fqinjësi të mirë dhe politikës së jashtme, që ka qenë më tepër meritë e faktorit ndërkombëtarë se sa prej brenda e kam fjalën për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit dhe ndryshimeve kushtetuese, në të gjitha sferat tjera ka dështuar. Në qoftë se e kemi parasysh atë sloganin e famshëm “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, ju e dini më së miri se çfarë drejtësie kemi sot. Kriminelët amnistohen të kapur me filmime duke e kryer veprën penale, ndërkaq të pafajshmit që rrinë nëpër burgje sot e kësaj dite nuk po e marrin atë që e prisnin, lirimin nga burgu apo dëmshpërblimin. Premtimi kryesor i Qeverisë ishte drejtësia dhe në këtë ka dështuar”, tha Sela.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...