E premte, 9 Maj, 2025
7.8 C
Skopje

Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it shqiptarët nuk avansuan asnjë të drejtë, por përkundrazi u shkurtuan të drejtat që i kishin.

 

“Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat. U largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për VLEN-in do ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese. Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se jo, sepse ka ndodh ndryshim për të keq në këtë qeverisje”, tha Sela.

 

Sela shtoi se VLEN nëse ka konstatuar lëshime në ligjet që i shfuqizuan, duhej t’i korrigjonin, e jo të shfuqizonin ligje pa asnjë zgjidhje konkrete. (tvklan.mk)

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads