More

    Saraji mposht Vardarin me rezultat 5:4


    Saraji i dridhi rrjetin Vardarit, e mposhti me rezultat 5:4
    Shkolla e futbollit SARAJ nuk ka të ndalur. Gjeneratat 2006, 2007 dhe 2008 vazhdojnë suksesin e tyre në Ligën për fëmijë. Suksesi i radhës erdhi pikërisht gjatë ditës së djeshme nga gjenerata 2007gjatë ndeshjes Saraj-Vardar 1, me ç’rastë triumfuan djelmoshat nga Saraji duke mposhtur kështu Vardar 1 me rezultat 5:4.


    Vlen të theksojmë se pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultat 3:0 për Sarajin, ndërkohë që në pjesën e dytë edhe përkundër një referimi jo të drejtë dhe jo korrekt djelmoshat e Sarajit arritën që të korrin fitore me rezultat 5:4.


    Trajneri i Shkollës së futbollit SARAJ, Sherif Sherifi u shpreh i kënaqur nga loja që treguan në fushë futbollistët e tij. Ndërkohë i pyetur për korrektësinë e referimit të lojës, me modesti u shpreh:
    “Kjo ishte një sfidë e vështirë, të cilën fatkeqësisht e vështirësoi edhe më shumë referi i cili haptas u vu në shërbim të kundërshtarit. Megjithatë edhe përkundër kësaj do të thoja se referi ishte në në anën e kundërshtarit por fati ishte në anën tonë. Sidoqoftë fitoi më i miri, fituam ne”, u shpreh Sherif Sherifi, trajner i KF Saraj.


    Ndryshe djelmoshat e gjeneratës 2007 të Shkollës së futbollit SARAJ nga gjithsejtë 7 ndeshje kanë arritur të korrin 6 fitore në fushë dhe një në tavolinë. Fitorja në tavolinë erdhi si rezultat i asaj që ekipi i Gjorçe Petrov nuk u shfaq në fushë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...