More

    RRUGA PËR NË MATKË E NGUSHTË, ME GROPA DHE ME BALTË

    Kanioni Matkë është një ndër vendet më të vizituar në Maqedoni. Por për të arritur atje duhet të kaloni këto pengesa. Rrugë të ngushta, të prishura me gropa e me baltë. Naim Aliu nga fshati Gllumovë i komunës së Saraijt shprehu shqetësimin edhe për një problem tjetër. Ai thotë se me vite kanalizimi i kësaj rruge ka dalë mbi tokë dhe askush nuk merr masa.

    “Kjo prej disa vjetësh është kështu që rrjedh uji, ne siç mund të shihni edhe ju jena duke e rregulluar vetë. Kemi thirr edhe mjeshtërit, mjeshtërit punojnë ne paguajmë privat. Ujin e paguajmë ujin e rregullojmë vetë ujësjellësit nuk vinë të rregullojnë. Në komunë nuk kemi çka të shkojmë atje nuk kemi asgjë ato vetëm mund të thonë mirëdita, ditën e mirë”, tha ai.

    Georgi Dubrovski një banorë dhe ish inxhinier i rrugëve thotë se rrugët në vendin tonë vetëm shtrohen por nuk mirëmbahen si duhet.

    “Unë jam një ish inxhinier për ndërtimin e rrugëve që kamë punuar në Komunën e Karposhit, juve ju intereson për rrugën në Gllumovë ku kjo rrugë duhet të mirëmbahet sikur gjithë rrugët tjera. Kjo rrugë siç mund të shihet nuk mirëmbahet rregullisht. Duhet të ndërtohet kanalizimi i rrugëve për arsye kur ka kanalizim ruhen rrugët më mirë”, tha Dubrovski.

    Për gjithë këto pyetje TV21 u adresua deri tek kryetari i komunës së Saraijt Bekim Murati por nga kjo komunë nuk morëm përgjigje se kur do të fillon ndërtimi i rrugës nga fshati Gllumovë deri në Matkë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...