More

    Rrokulliset me traktor, vdes një person në rrugën drejt fshatit Kopanicë

    Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 12 aksidente komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër prej tyre janë lënduar lehtë gjashtë persona ndërsa në katër të tjera  është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.

    Ka ndodhur edhe një aksident me përfundim tragjik ku ka pasur të vdekur. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 në rrugën drejt fshatit Kopanicë, vend i quajtur Zheden në afërsi të vendit “Shkalla e Dytë”, me një traktor pa targa të regjistruara, drejtuar nga një banor i fshatit Kopanicë të Shkupit që ishte i shoqëruar edhe nga bashkëudhëtari nga Struga.

    Drejtuesi i traktorit ka humbur kontrollin mbi traktorin, ka dalë nga rruga dhe traktori është rrokullisur, transmeton Zhurnal.

    Dje policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve tek gjashtë vozitës të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, tre vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjetit të tyre kanë përdorur telefonin celular, si dhe tek 13 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 32 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, transmeton Zhurnal.

    Me ndihmën e automjetit të specializuar janë mënjanuar 42 automjete.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...