Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 12 aksidente komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër prej tyre janë lënduar lehtë gjashtë persona ndërsa në katër të tjera është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.
Ka ndodhur edhe një aksident me përfundim tragjik ku ka pasur të vdekur. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 në rrugën drejt fshatit Kopanicë, vend i quajtur Zheden në afërsi të vendit “Shkalla e Dytë”, me një traktor pa targa të regjistruara, drejtuar nga një banor i fshatit Kopanicë të Shkupit që ishte i shoqëruar edhe nga bashkëudhëtari nga Struga.
Drejtuesi i traktorit ka humbur kontrollin mbi traktorin, ka dalë nga rruga dhe traktori është rrokullisur, transmeton Zhurnal.
Dje policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve tek gjashtë vozitës të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, tre vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjetit të tyre kanë përdorur telefonin celular, si dhe tek 13 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 32 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, transmeton Zhurnal.
Me ndihmën e automjetit të specializuar janë mënjanuar 42 automjete.