More

    Rritet numri i viktimave, 60 të vdekur nga sulmi terrorist në Moskë

    Numri i viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë është rritur në 60.

    Autoritetet ruse thonë se ky numër mund të rritet edhe më shumë. Ndërsa të plagosurit raportohet të jenë mbi 100 persona.

    Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata sulmuan turmat e njerëzve duke hapur zjarr mbi popullsinë civile. Pamjet e transmetuara nga mediat ruse ishin të tmerrshme.

    Një grup i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë pas ngjarjes së rëndë. SHBA reagoi duke thënë se ka arsye të besojë që sulmi është kryer nga Shtetit Islamik. Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja e kishte paralajmëruar Rusinë në fillim të muajit Mars për një sulm të mundshëm ndaj civilëve në Moskë.

    Por korrenspondenti i BBC, Gordon Corera, tha se Rusia i kishte konsideruar si propagandë amerikane këto paralajmërime të Shtëpisë së Bardhë.

    Sa i përket autorëve të masakrës, autoritetet ruse nuk kanë ndarë shumë informacion rreth identitetit të tyre apo se ku ndodhen. Mendohet se ata janë në arrati.

    Hetuesit rusë qëndruan gjatë gjithë natës në skenën e krimit për të mbledhur prova. Ky është sulmi më i rëndë vdekjeprurës në Rusi në 20 vitet e fundit.

    Autoritetet ruse dyshuan fillimisht se pas sulmit mund të fshihej Ukraina dhe u betuan për hakmarrje. Por autoritetet ukrainase mohuan kategorikisht çdo lloj përfshirje në këtë masakër. Deri sa më pas erdhi reagimi nga ISIS që mori përgjegjësinë.

    Presidenti rus Vladimir Putin ende nuk ka bërë reagim publik.

    /tvklan.al

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Nën masa speciale të sigurisë, Pallço e kaloi natën në burgun e Shutkës – i dyshuari për dy vrasje në Shkup

    Pas më shumë se pesë muaj të kaluara në paraburgim ekstradues në Turqi, mbrëmë është kthyer në vend Lupço...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët lindore të vendit. Do...

    Ekstradimi i Lupço Palevskit – Lloga falënderon autoritetet turke

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shprehur mirënjohje për autoritetet turke e në veçanti për ministrin e Drejtësisë së...

    Arbër Ademi: Do të dorëzojmë padi penale për rivotimet

    BDI është mbledhur sot në Reçicë të Vogël. Pas koordinimit, Arbër Ademi nga kjo parti ka bërë të ditur se...