More

    Rritet numri i vendeve të punës dhe pagave në Zonat Ekonomike në RMV

    Numri i vendeve të punës dhe pagave vazhdon të rritet. Në muajin nëntor, numri i të punësuarve në kompanitë Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) u rrit në 17,926, që është një rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 29% më shumë se nëntori 2021 dhe 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 tregon analiza. Vetëm që nga fillimi i vitit në kompanitë në ZZHIT janë punësuar mbi 1.600 bashkëqytetarë tanë.

    Sipas të dhënave fillestare, paga mesatare bruto në kompanitë në ZZHIT ka kaluar 60.000 denarë, që është dy herë më e lartë se në vitin 2016.

    Sipas të dhënave, eksporti në nëntor është afër 3.5 miliardë euro dhe tregon rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kompanitë në ZZHIT nga fillimi i vitit deri në fund të nëntorit kanë realizuar importe mbi 2.8 miliardë euro, që është 2% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Për shkak të këtyre tendencave ekonomike, eksporti neto në muajin nëntor është pozitiv dhe arrin në 20%, që është dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Trendi i rritjes pritet të vazhdojë, duke qenë se që nga fillimi i vitit janë arritur kontrata në vlerë prej 450 milionë eurosh në ZZHIT, ku tashmë janë duke u realizuar një pjesë e 7.500 vendeve të reja të punës të planifikuara./Telegrafi/

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Opozita e bashkuar hapi sot Konventën promovuese të Taravarit për President

    Ashtu si dhe ishte njoftuar mbrëmjen e kësaj të shtune po zhvillohet Konventa promovuese e kandidatit për president nga...

    Pas 23 vitesh luftëtarit të UÇK-së i hiqen copëzat e eksplozivit. Falenderon dr. Ilir Hasanin për operacionin e suksesshëm

    Bejtulla Elezi, ka pasur një ndërhyrje shumë të veshtirê kirurgjike, për hekjen e copëzave të eksplozivit, të cilat...

    Osmani: Një takim i shkurtër por i ngrohtë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

    Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë. Në margjinat...

    Shkup, sanksionohen 154 shoferë

    MPB njoftoi se gjatë ditës së djeshme Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka vazhduar me kontrolle në zonën...