More

    Rrënohet xhamia në afërsi të Beogradit, lagja nën rrethim të xhandarmerisë

    Përfaqësues komunal nga Komuna e Zemunit, afër Beogradit të përkrahur nga xhandarmëria tri orë para mëngjesit kanë rrënuar një xhami.

    Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, transmeton Klan Kosova.

    Banorët lokal kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit.

    Jusufspahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin “Edhe kur jemi djegur kemi qenë më të fortë”.

    Objekti i xhamisë, është konsideruar se ka nisur të ndërtohet pa leje, andaj është bërë rrënimi.

    Ky aksion është kundërshtuar nga shqiptarët por edhe besimtarët që i përkasin besimit Islam atje.

    Ky objekt i xhamisë është rrënuar një natë para fillimi të muajit të Ramazanit.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...