Roboti i quajtur WLTR mund të ndërtojë deri në 10 metra katrorë në orë dhe deri në një lartësi prej 3.5 metrash pa pasur nevojë për skela, njofton portali “Poslovni dnevnik”.
Grand Kozmetik
Roboti përdoret për vendosjen e tullave nga rreshti i dytë e tutje, pasi rreshtin e parë ende e vendos një murator i certifikuar dhe me përvojë. Mirëpo më pas, WLTR, me ndihmën e sensorëve, kontrollon pozicionin e çdo tulle, korrigjon shmangiet nëse është e nevojshme dhe arrin saktësi maksimale në punën e mëtejshme.
Puna e këtij roboti, i cili mund të zëvendësojë pesë deri në gjashtë mjeshtër muratorë, kërkon një lidhje rryme prej 400 voltësh, një operator të trajnuar dhe një punëtor ndihmës.
”Muratimi i robotizuar nuk është zëvendësim për njohuritë dhe përvojën e njerëzve, por një përgjigje ndaj sfidave reale në industrinë e ndërtimit. WLTR merr përsipër pjesën fizikisht më të rëndë të punës, por gjithsesi pas tij qëndrojnë njerëz profesionistë” – tha Amel Emkiq nga grupacioni “Wienerberger”.
Qyteti slloven Cerknica tashmë ka përfunduar projektin e parë të ndërtimit me robotë në rajon, ndërsa robotët WLTR kanë përfunduar tashmë më shumë par se 40 projekte komerciale në mbarë Evropën.
Ato përfshijnë projekte banesore në Çeki, një kopsht fëmijësh në Poloni, magazina industriale në Austri dhe Hungari, si dhe shtëpi njëfamiljare në Angli.
Aktualisht janë 12 robotë WLTR që punojnë në Evropë, ndërsa pritet që dhjetëra të tjerë të jenë në funksion deri në fund të vitit 2027.

