E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

RMV, 25-vjeçari e godet me thikë në qafë një vajzë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

 

 

I dyshuari 25-vjeçar, në shtëpinë familjare në Kriva Pallankë, ka tentuar me qëllim të privojë nga jeta një vajzë 22-vjeçare, shoqe e një anëtari të familjes së tij.

Nën ndikimin e alkoolit, i dyshuari ka hyrë në një debat verbal me viktimën dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar tre plagë me thikë në qafë. Sipas mjekëve, viktima aktualisht nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën, por i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads