Gjatë ditës së djeshme ekipet e Ndërmarjes publike Akcios kanë kontrolluar rjetin e ndriçimit publik në vendbanimin Gllumovë ku është paraqitur mungesë e ndriçimit publik në pjesën e sipërme të vendbanimit.

Shkaqet për mungesë të ndriçimit publike ende janë të panjohura për ekipin e Ndërmarjes publike Akcios.
Si pasojë e gjendjes së paraqitur ditët në vijim do të inspektojmë në detaje të gjithë rrjetin e kësaj pjese, në qoftëse do të hasen keqpërdorime në rrjetin e ndriçimit publik, Ndërmarja publike Akcios në bashkëpunim me Komunën e Sarajit do të marin masa ligjore dhe të njëjtit do të ndiqen ligjerisht në bazë të ligjit për taksat komunale keqpërdorim të ndriçimi publik./derveni.mk

