More

    Rijat Abdullahu synon kthimin në KF SARAJ

    Rijat Abdullahu synon kthimin e KF SARAJT  Ishe njëri ndër lojtaret më të mirë të klubit , dhe kjo është arsyja se po benë perpjeke maksimale per rikthimin e tij në klub .

    Në intervistën për portalin tonë derveni.info Abdullahu thekson se po pregaditë planë për rikthimin e klubit dhe zhvillimin e futbollit në Derven pjesë ku nuk mungojnë talentët .

    I pyetur  se pse po e benë këtë iniciativ , ai thekson se ka qenë dhe do të mbetet ëndër e madhe për të pasur një ekipë të fuqishëm në Derven dhe një ndër motivet të cilet unë kam marë këtë iniciativë janë futbollistët e rinjë të cilët dalin nga akademia e Sarajit dhe nuk kanë ku të vazhdojnë pasi perfundojnë garat kadet dhe me djeg shpirti kur më thonë me ndihmo të gjej një klub për vazhdimin e karierës.Ka ardhur koha që ta bëjmë dhe  të japim të gjithë kontribut ta bëjmë këtë  të mirë të gjithëve. Realisht është  mëkat kur i kemi gjitha mundësit stadiume në Lubin atë në Sfillare dhe të punojmë për ti mirën e këtyre që të kemi ekip të fortë theksoi për derveni.info Riad Abdullahu.

    Cili është plani juaj për ta aritur këtë Abdullahu u përgjigj :

    – Jemi në kontakte me shumë njerëz të cilët kanë dëshirë dhe vullnet për ta bërë këtë , jam në kontakt dhe marur  këshilla nga shum ekspertë , trajner , menagere të cilët janë të gatshëm për të punuar në ketë pjesë të vendit tonë ,  por për  këtë iniciativë na duhet përkrahje e gjithë firmave , por edhe të gjithë qytetarëve e posaqërisht e sportdashësve e mbi të gjitha na duhet  perkrahja e Grupit tifo Rebelat . Në këtë drejtim mos të harojmë perkrahjen e të rinjëve  që janë të gatshëm të vazhdojnë rrugën e  Fudbollit , atyre prindërve që kanë dëshirë ti largojnë fëmijët e tyre nga e keqja ta kenë një ekipe ku do tju jepet mundesia për  tu zhvilluar si futbollist. Dikush mundë të thotë a nuk ju shkakton dhimbje kjo iniciative e madhe që po merni me plot përgjegjësi ,  ju them se këtë inciative tani më duhet ta marim të gjithë  dhe të kontribojmë që të arijmë sukses sepse  në gjitha vendet po punohet investohet në sport e në stadiume me qindra mija euro dhe është koha që kjo të ndodhë edhe në Derven. Duke qenë të gjithë bashkë do ta arijmë këtë , theksoi Abdullahu.

    Ndryshe Rijat Abdullahu karieren si fudbollist e ka filluar pikërisht në Derven nga fëmirija ka qenë pjesë e KF BESËS ,  pastaj KF LLOKOMOTIVËS , KF SLLOGA JUGOMAGNAT , KF APOLONIA (SHQIPËRI) dhe KF Lepenci 1957 (Kosovë)/derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sanksione për 570 shoferë në Shkup, 150 për vozitje të shpejtë

    Janë sanksionuar gjithsej 570 shoferë gjatë një kontrolli në territorin e SPB – Shkup gjatë ditës së djeshme, njofton...

    Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë

    Kumtesë nga Kryesia Qëndrore e BDI-së Kërçovë, – Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për...

    ​Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve

    Në Kosovë, nga dita e hënë një grup i qytetarëve pritet t’i bashkohen iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si...

    “Me popullin për Europë”, Ahmeti: Kurti me deklaratën për gjuhën shqipe u reshtua krah “anti-shqiptarëve”

    Me moton “Me popullin për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimin me qytetarët.   Në takimin e fundit, të...