More

    Rijat Abdullahu nga Kondova largohet nga KF “Lepenci 1957”, shumë oferta në drejtim të tij

    Në adresë të qendërmbrojtësit më të mirë të KF Lepenci, Rijad Abdullahu, kanë arritur shumë oferta, pasi ai më tani ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën nga Kaçaniku.

    Abdullahun, shumë skuadra dëshirojnë ta kenë në radhët e tyre, si nga Maqedonia, Kosova dhe nga Shqipëria, ndërsa nuk kanë munguar në drejtim të tij edhe ofertat nga Kroacia.

    Se cili do të jetë mjedisi i ri për këtë futbollistë mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa ai ka falenderuar drejtuesit e KF Lepenci si dhe tifozët e saj të flakt “Fikshat”.

    “Falenderoj kryesin e klubit për bashkpunimin dhe tifo grupin “Fikshat” për mbështetjen që kisha gjate gjithë asaj kohe sa qëndrova atje. Uroj që KF Lepenci sa më shpejtë të kthehet aty ku e ka vendin në Superligë” ka thënë”, futbollisti Rijad Abdullahu.

    Ndryshe, Rijad Abdullahu ka djersitur fanellën e KF “Lepenci 1957”, gjatë këtij sezoni duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet ku ka treguar performancë jashtëzakonisht të mirë ku tani pas ndarjes nuk kanë munguar ofertat e shumta në adresë të këtij futbollisti.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Suspendohen dy policët në Idrizovë, u mashtruan nga një i burgosur duke u marrë 4000 euro

    Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar...

    Të paktën dy të vrarë nga të shtënat në Roterdam

    Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në Roterdam, ka thënë policia në një konferencë për shtyp. Policia...

    Ky është 19-vjecari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra më thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi sot janë sulmuar dy...

    Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot për herë të parë u prononcua për mediat se përse nuk i nënshkroi...
    WordPress Ads