More

    Rektori Pollozhani morri pjesë në shënimin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës

    Rektori Pollozhani morri pjesë në shënimin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës

    Rektori i UNT-së Prof.Dr. Azis Pollozhani, me ftesë të rektorit të Universitetit ”Hasan Prishtina” Prof. Dr. Marjan Dema sot morri pjesë në shënimin e 49 vjetorit të themelimit të këtij universiteti.

    Në këtë takim ku morrën pjesë të gjithë rektorët e universiteteve publike në gjuhën shqipe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ndërsa mysafir nderi ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, rektori Pollozhani uroi kolegun Dema për organizimin e shkëlqyer të këtij përvjetori të themelimit të univesitetit, që ishte vatër e intelektualëve në kohërat e vështira për shqiptarët.

    Rektori i UNT-së Prof.Dr. Azis Pollozhani, në konferencën e rektorëve të universiteteve publike shqiptare të titulluar “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen” të organizuar me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në fjalimin e tij propozoi dy ide të tija që në parim u miratuan nga të gjithë të pranishmit.

    Pollozhani propozoi krijimin e një Programi ‘Erasmusi ndërshqiptar’ që do të mundësonte që studentët shqiptar nga rajoni, të kenë mundësi që një pjesë të studimeve ti kalojnë në universitetet tjera publike shqiptare, ndërsa e njejta mundësi të ofrohet edhe për mësimdhënësit. Kjo, tha Pollozhani do të avanconte bashkëpunimin dhe njohjen e vlerave, kulturës dhe shkencës, mes universiteve publike shqiptare, të cilat shumë pak apo aspak nuk realizohen, dhe si pasojë studentët dhe pedagogët shqiptarë takohen vetëm në qendra të ndryshme universitare evropiane, por jo edhe brenda universiteteve shqiptare.

    Pollozhani gjithashtu propozoi që të krijohet një fond i përbashkët për realizimin e bashkëpunimit mes universiteteve publike në gjuhën shqipe, dhe ky Fond të quhet ”Nënë Tereza”, që u miratua njëzëri nga të gjithë rektorët.

    Në përfundim të takimit rektorët nënshkruan Deklaratë të rektorëve të universiteteve publike shqiptare, e cila vërteton zhvillimet historike dhe aktuale në arsimin e lartë shqiptar, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme në tejkalimin e sfidave të kombit shqiptar dhe shoqërive përkatëse, ku operojnë universitetet shqiptare.

    Qëllim kryesor, ndër të tjera, Deklarata ka rritjen e autonomisë në menaxhimin e universiteteve, zgjerimin e lirisë akademike të personelit dhe studentëve dhe sigurimin e një mjedisi fertil për punë intelektuale dhe shkencore.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...