Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane sot ishte ndjerë në pjesën verilindore të vendit, informojnë nga Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup.

 

“Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 15:48 regjistroi tërmet me epiqendër në zonën kufitare në afërsi të Blagoevgradit, rreth 124 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML 3.2”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik.

 

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ishte ndjerë në pjesët verilindore të vendit, veçanërisht në Dellçevë dhe Vinicë si dhe në vendbanimet përreth, me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

 

Nga Observatori Sizmologjik bëjnë thirrje të gjithë ata të cilët e ndjenë ta plotësojnë pyetësorin për ndjeshmëri, me qëllim të sigurimit të të dhënave më të sakta për hulumtimet shkencore sizmologjike ose të lajmërohen në numrin e telefonit 112

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Artikuj të ngjashëm