Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti nuk ka asnjë kontribut në faktin që Qyteti i Shkupit do t’i merr 6 autobusë ekologjik, as nuk e ka ndihmuar Qytetin në ndonjë segment tjetër për t’u përballur me ndotjen, ndonëse nën ingerencat e tij është njëri nga 14 institucionet që kanë kompetenca për të vepruar. Kështu ka reaguar këshilltarja në Qytetin e Shkupit, Irena Vitina, ndërsa reagimi i saj ka të bëjë me lajmin që ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti e dha lidhur me donacionin e 6 autobusëve ekologjik për Qytetin e Shkupin.
Reagimi i plotë i këshilltares në Qytetin e Shkupit, Irena Vitina:
Është e turpshme përpjekja dhe marketingu fals i vazhdueshëm i Izet Mexhitit, i cili si duket – pas 5 muajsh pasi nuk ka asnjë projekt të vetin, vendos të mburret me projektet e institucioneve tjera, konkretisht të Qytetit të Shkupit. Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti nuk ka asnjë kontribut në faktin që Qyteti i Shkupit do t’i merr 6 autobusë ekologjik, as nuk e ka ndihmuar Qytetin në ndonjë segment tjetër për t’u përballur me ndotjen, ndonëse nën ingerencat e tij është njëri nga 14 institucionet që kanë kompetenca për të vepruar.
Punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit janë të merituarit, pasi aplikuan dhe ky projekt është rezultat i punës së tyre të përkushtuar, me të cilin Bashkimi Evropian financon 6 autobusët për qytetin.
Gjashtë autobusët ekologjikë janë rezultat i projektit për të cilin Qyteti i Shkupit ka aplikuar në BE, në të cilin sektori i bashkëpunimit ndërkombëtar ka punuar në mënyrë aktive për 2 vjet, ndërsa prokurimi është bërë nga UNOPS. Me këtë projekt, përmes mbështetjes së BE-së, për Qytetin e Shkupit janë siguruar gjashtë autobusë ekologjikë CNG, janë duke u ngritur breza të gjelbër urban me mbi 3000 pemë, përfshirë edhe parkun Mega në Karposh, ku së shpejti do të mbillen 1000 pemë të reja, si dhe është duke u përgatitur edhe studimi i fizibilitetit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit të ngrohtë në Shkup.
Të gjitha segmentet e projektit synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Maqedoni.