E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Ramadani: Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i ASH-së, Gjykata me shtrembërime

Blerant Ramadani, Sekretari i Përgjitshëm i Aleancës për Shqiptarët nga krahu u Taravarit ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tetovës, e cila përmes një vendimi të fundit njeh si kryetar Ziadin Selës dhe që kjo parti i takon krahut të tij.

 

Ja reagimi i Blerant Ramadanit:

 

Si Sekretar i Përgjitshëm i Aleancës për Shqiptarët, dua të shpreh qartësisht qëndrimin tim lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës. Ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.

 

Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë.

 

Ne kemi besim të plotë te drejtësia dhe te Gjykata e Apelit si instanca e fundit gjyqësore për këtë çështje. Jemi të bindur se ky institucion do të respektojë ligjin, të vërtetën dhe vullnetin e anëtarësisë sonë duke vulosur përfundimisht të drejtën e Arben Taravarit si udhëheqës legjitim i Aleancës për Shqiptarët.

 

Aleanca për Shqiptarët mbetet e bashkuar, e fortë dhe e palëkundur në përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Drejtësia vonon, por kurrë nuk harron.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads