Sot Radio Shkupi shënon përvjetorin e 74 të ekzistimit të programit në gjuhën shqipe. 74 vite Radio Shkupi ka përmbushur misionin e vet, duke qenë pranë dëgjuesve, duke i informuar më ngjarjet aktuale, duke i argëtuar me muzikën që nuk e ka asnjë radio tjetër shqiptare, transmeton koha.mk.
Ky përvjetor gjen këtë radio me lajme të mira për dëgjuesit e vet, ku ëndrra e kahmotshme do të bëhet realitet, që së shpejti do të fillojë transmetimi i programit 24 orë në gjuhën shqipe, me shumë risi dhe ndryshime në program.