More

    Qytetar nderi i Prizrenit, Ahmeti: Nuk do të ju zhgënjej, UÇK-ja jetësoi idealin dhe lirinë e Kosovës

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi nga ana e Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Shaqir Totaj.

    Për marrjen e këtij çmimi kreun e integristëve e uruan edhe nga Vetëvendosja po edhe PDK-ja e LDK-ja dhe të gjitha partitë që janë pjesmarrëse në Këshillin e Komunës së Prizrenit.
    Të gjithë përfaqësuesit e partive në Prizëren numëruan të arriturat dhe sukseset politike të Ali Ahmetit.

    Përveç sukseseve politike, përfaqësuesit politik në Kosovë numëruan edhe sakrificat dhe përkushtimin e Ali Ahmetit, (Abaz Gjukës) për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës gjatë luftës së UÇK-së.

    “Ne vërtetë lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë edhe pas lidhjes. Na e ka mbajt shpirtin gjallë sepse na mësoi se sit ë mos etemi të ndërtojmë program deri në çlirim sepse vet lidhja e Prizrenit ishte një platform për zhvillimin e tokave shqiptare. Na mbajti gjall mesazhi në Prizren. Unë do doja të ju falënderoj shumë për këtë titull, kam më shumë përgjegjësi, këtë e ndaj me bashkëqytetarët e mi, kryetari të njëjtin po ua ndanë bashkëluftëtarëve. Me bashkëluftëtarët na ka lidhë ideali që ne deri në realizim nuk u dorëzuam, një pjesë ra për të mos vdekur kurrë, një pjesë e jetësoi, idealin, lirinë, pavarësinë, një pjesë përballet me drejtësinë ndërkombëtar edhe padrejtësisht gjykohet historia më e drejtë dhe e madhe e shqiptarëve. Jam shumë i sigurtë që në këtë përballje UÇK-ja do të triumfojë dhe do dalë faqebardhë. Falemderoj të gjithë mjekët e UÇK-së që shpëtuan jetën e ushtarëve, sepse destinacioni më i afërt ishte Prizreni. Nuk do të ju zhgënjej, do të jemë bashkëqytetarë i të gjithë juve, bashkëveprimtarëve. Falemderit, rofshi e qofshi, të rrojë populli jonë”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Publikohen imazhe të veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Alpina

    Alpina iu bashkua BMW Group në fillim të vitit 2022 dhe po punon për një formacion krejtësisht të ri...

    Aderime te reja në LD Saraj

    Lëvizja Demokratike dega Saraj njoftoi se disa anëtar të BDI-së sot kanë aderuar në LD, njofton derveni.mk. Anëtarët e ri...

    Vdekja e binjakëve! Spitali i Prilepit: Foshnjet e porsalindura kishin ngrirë deri në vdekje!

    Arsyeja për vdekjen e binjakëve të porsalindur nga fshati Sllavej i Prilepit do të konstatohet me autopsinë të cilën...

    Nuk dihet kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin! Bexheti: Kush do që të jetë, do vazhdojmë të bllokojmë Ligjin e “branitellave”

    Fronti Europian ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kryetar në Komisionin për Politikë Sociale, pas dorëheqjes...