E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

QMK: Gjatë natës së kaluar 23 zjarre në ambient të hapur, tre janë ende aktive

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) – Gjithsej 23 zjarre në ambient të hapur janë evidentuar gjatë natës së kaluar. Prej tyre, tre janë ende aktive, gjashtë janë nën kontroll, 14 janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

I pari nga tre zjarret ende aktive është në komunën Makedonsk Brodit – në zonën afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë – dega në drejtim të PK “Jasen”. Zjarri i dytë aktiv është në territorin e dy komunave – Demir Hisar dhe Ohër, në malin Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. I treti është në territorin e komunës Bogdanc dhe Dojran, afër fshatit Furkë.

Gjashtë zjarret në ambient të hapur që janë nën kontroll, janë në komunat Probishtip – tek fshatrat Zelenigrad dhe Jamishtë, Makedonski Brod – tek fshatrat Sllatinë, Ohër – njëri në territorin e malit Galiçicë, ndërsa tjetrit në afërsi të Koselit – Rasino – Openicë, Vapilë, Plasnicë, i shuar te fshati me këtë emër, aktiv në Latovë dhe Dellçevë – në deponi.

Në numrin e vetëm të urgjencës -112, në 24 orët e kaluara ka pasur gjithsej 2.563 thirrje.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads