More

    Qeveria sot i thotë “JO” afaristit nga Shqipëria Rrok Gjoka, për ndërtimin e garazheve me kate në Qendrën Klinike?

    Si zakonisht, qeveria edhe sot pritet të mbajë mbledhjen e së martës. TV21 mëson se sot pritet të diskutohet për tenderin për ndërtimin e garazheve në kate në Qendrën Shkup, tender ky që i ka kaluar të gjitha procedurat por ende nuk është nënshkruar marrëveshja me kontraktorin, për shkak se së pari duhet të kalojë në Qeveri.

    Jozyrtarisht, mësohet se qeveria mund ta anulojë këtë procedurë gjatë ditës së sotme, respektivisht t’i thotë “JO” kompanisë “Gjoka Construction” nga Shqipëria, me pronar Rrok Gjoka, e cila sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 6 muaj deri në një vit, me projekt ka parashikuar që t’i ndërtojë 600 vende të reja parkimi në Qendrën Klinike. Ministri Taravari tha se kompania do të menaxhojë me parkingun në Qendrën Klinike, për sa kohë që Qendra Klinike do të jetë në lokacionin aktual, që sipas ministrit, nuk do të jetë më shumë se 10 vjet.

    “Nuk kemi nënshkruar, duhet të kalojë në qeveri, në qeveri ka filtra të caktuara që duhet parë të gjitha dokumentet. Se duhet parking në qendrën klinike, duhet, këtë askush nuk e konteston. Sa më shpejt, aq më mirë. Megjithatë për mua është shumë i rëndësishëm zëri i opinionit, është shumë i rëndësishëm për mua. Edhe pse disa thonë se 50 denarë janë shumë, unë mendoj se në shumicën e qyteteve, parkingu kushton 50 denarë”, u shpreh Arben Tarabari , ministër i Shëndetësisë.

    Kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur për këtë çështje, tha se kompania nuk do të zgjidhet nëse vërtetohen parregullsi për të.

    “Kuptohet se një kompani që nuk ka kreditueshmëri, nuk ka besueshmëri, e as karakteristika teknike, nuk do të zgjidhet dhe këtu përfundon e gjitha”, u shpreh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

     

    Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, dje shtoi se gjatë procedurës së tenderit për zgjedhjen e kompanisë, nuk ka asgjë të parregullt. Ai vlerëson se duhet të merret parasysh dhe se nëse anulohet tenderi kjo do të thotë se për procedurën e re do të duhet të kalojë së paku edhe një vit./tv21.tv

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

    Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në...

    Dhunë në një familje në Tetovë: 21-vjeçarja denoncon bashkëshortin për sulm dhe kërcënim

    MPB njofton se me datë 11.03.2025, rreth orës 00:25, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 21-vjeçare nga Tetova...

    Ministrit Fatmir Limani nuk i jepet vizë për në ShBA?

    Portali informativ Infomax ka mësuar nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e...

    RMV, ndryshimet në ligjin për mediat për rregullimin e portaleve të internetit sot në seancën e qeverisë

    Projekt-ndryshimet e Ligjit për media, me të cilat portalet e internetit duhet të njihen si media, është në fazën...