More

    Qeveria ndan 951 milionë denarë për projektet rrugore në 10 komuna

    Qeveria ka njoftuar se ka miratuar vendimin për ndarjen e 951 milionë denarëve nga buxheti i vitit 2023 për realizimin e 10 projekteve rrugore në 10 komuna të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Këto projekte përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e bulevardeve, urave, rrugëve lokale dhe sekondare, si dhe garazheve dhe lokaleve afariste.

    Mjetet janë përcaktuar në bazë të amendamenteve të propozuara nga deputetët në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe të miratuara me vendim të Qeverisë.

    Qeveria ka bërë të ditur se këto projekte do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sigurisë së trafikut, zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe në ruajtjen e mjedisit.

    Në vijim janë disa nga projektet e përfshira në këtë vendim:

    – Ndërtimi i bulevardit “Hasan Prishtina” (Vizbeg) në Qytetin e Shkupit – 360 milionë denarë
    – Rekonstruimi i rrugës lokale nga fshati Bogovinë në fshatin Novo Sellë – 5 milionë denarë
    – Rekonstruimi i rrugës lokale në fshatin Bojanë dhe një rrugë sekondare në Saraj – 21 milionë denarë
    – Për projektin themelor të rekonstruimit të rrjetit të ri të projektuar rrugor për rrugën nga fshatin Bellovishtë deri në fshatin Forinë në komunën e Gostivarit – 24.180.000 denarë
    – Rekonstruim i rrugës lokale nga fshati Çellopek në fshatin Rebetino, komuna e Kërçovës – 20 milionë denarë
    – Rekonstruim i rrugës lokale Ibrahim Kolari në komunën e Dibrës – 6.500.000 denarë
    – Projekti për bulevardin lokal në komunën e Zhelinës – 30 milionë denarë
    – Realizimi i projektit për rrugën lokale në fshatin Llukovicë, komuna e Zhelinës – 20 milion denarë

    Nga Qeveria kanë theksuar se do të mbikëqyrë zbatimin e projekteve dhe do të kërkojë raportime periodike nga komunat përkatëse

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...