More

    Prolongohet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë , shkollat të gatshme për të filluar procesin mësimor

    Ministria e arsimit dhe shkencës duke u mbështetur në rekomandimet e Ministrisë së mjedisit jetësore dhe planifikimit hapësinor vendosi që Procesi mësimor për gjysmëvjetorin e dytë shkollor të prolongohet për 2 ditë. Shkaku i ajrit të ndotur, autoritetet shtetërore kanë vendosur që nxënësit, bankave shkollore t’i kthehen të mërkurën.

    “Gjysmë vjetori i dytë i vitit akademik të vitit shkollor vitit 2018/19 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në RM-së do të prolongohet për dy ditë. Respektivisht gjysmë vjetori i dytë planifikohet të filloi ditën e merkur me 23 janar. Ky vendim i ministrisë së arsimit dhe shkencës, mbështet në rekomandimet institucioneve të përmendura gjithashtu është në funksion të mbrojtjes dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tanë”, tha Arber Ademi, Ministri Arsimit dhe Shkencës.

    Por a janë shkollat dhe komunat të gatshme për t’i pritur nxënësit. Tv21 vizitoi shkollën “Petar Zdravkovski Penko” të Butelit.

    Ndonëse ditë e diel ka ardhur në shkollë për të kujdesur që gjysmëvjetori i dytë të nisë pa ndonjë problem.  Ky punëtor teknik në shkollën sh.f. “Petar Zdravkovski Penko” po inspekton nëse gjithçka është në rregull.

    Drejtori i kësaj shkolle Enis Memeti thotë se shkolla është gati në të gjitha aspektet.

    “Kemi përgatitur edhe risi për nxënësit dhe për prindërit. Gjatë pushimit dimëror ne nuk kemi pushuar, por kemi punuar. Kemi rinovuar katin e parë, kemi bërë ndërrimin e dyerve, lyerjen e shkollës, dhe për shkak të kushteve klimatike, që ishte shumë ftohtë, na ngeli edhe oborri, por edhe kjo gjë do të rregullohet, mirëpo po presim që të zbutet koha, se do të shtrohet edhe asfalti i ri.  Të rregullojmë edhe disa punë dhe ne jemi të gatshëm dhe nuk do të kemi asnjë problem nesër”, u shpreh Enis Memeti, Drejtor i SH.F “Petar Zdravkovski Penko”.

    Edhe ngaQyteti i Shkupit thonë se kanë punuar që të gjitha shkollat në vend të vazhdojnë procesin mësimorë pa probleme.

    “Edhe gjatë periudhës së verës kemi punuar me këtë problematik ku të gjitha fasadat e shkollave mesme janë të izoluara ku edhe gjatë këtij dimri do të jenë më të përsosura në krahasim me vitet tjera. Një herë dua të ceki se është periudha e parë  dimërore  ku të gjitha shkollat e mesme do të kenë edhe pastrues të ajrit në secilën klasë”, tha Valon Saliu, Zëdhënës i qytetit të Shkupit.

    Ndryshe rreth 270 mijë nxënës, pritet që në bankat shkollore të kthehen të mërkurën, varësisht nga niveli i ndotjes së ajrit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...