More

    Prokuroria: U njoftuan në “Snapchat” – 22 vjeçari nga Gostivari dyshohet se detyroi 13 vjeçaren të kryejnë akte seksule nën kërcënim!

    Një 22 vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i një personi tjetër nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.

     

     

    Prokuroria themelore publike në Gostivar ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale.

     

    Ata janë takuar me viktimën përmes aplikacionit “Snapchat” dhe kanë nisur të kontaktojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin. Kur vajza nuk ka dashur të dalë më me të, i dyshuari ka ushtruar presion dhe në ditën kritike e ka detyruar të linte miqtë e saj dhe të hipte në makinën e tij. Më pas i ka marrë celularin, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj, duke e kërcënuar që të mos i tregojë askujt.

     

    Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse mund të ikë, të ndikojë te fëmija viktimë dhe dëshmitarët tjerë ose të përsërisë veprën penale.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Gashi uron besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet

    Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet, duke ju uruar solidarizim dhe shëndet.   “Në...

    Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.   Ai e ka...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës ose vranësira të...

    Zjarr tek një autoservis në Saraj, digjen katër vetura

    Siç njoftojnë nga policia, katër automjete kanë përfunduar të djegura në zjarrin që ndodhi mbrëmë në autoservis në fshatin...