More

    Prokuroria kërkon parab’urgim për tre persona për incidentet e djeshme me flamurin maqedonas

    Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër tre personave të rritur për veprën penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarje apo mosdurim në baza nacionale, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit penal, përderisa kundër një personi tjetër të mjitur do të zhvillohet procedurë e rregullt sipas Ligjit për drejtësi për fëmijët, informojnë nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    “Të dyshuarit, më 28.11.2024 rreth orës 20:00 deri në orën 23:00 në bulevardin ‘Kërste Misirkov’ në Shkup, pas përfundimit të manifestimit në sheshin Skënderbeu me rastin e ditës së flamurit shqiptar, me përqeshje të simboleve nacionale, përkatësisht djegies, shkatërrimit dhe grisjes së flamurit shtetëror, shkaktuan urrejtje, përçarje dhe mosdurim në bazë të përkatësisë etnike”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

    Për të dyshuarit e moshës madhore, prokurori kompetent publik, i parashtroi gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup propozim për caktim të masës së paraburgimit.

    Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tposhkovski informoi se janë arrestuar tetë persona të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme kur me rastin e festimit të Ditës së flamurit shqiptar u përdhos flamuri maqedonas. Toshkovski tha se katër prej tyre dyshohen në pajtim me nenin 319 të Kodit penal për të cilën vepër penale është caktuar dënim me burg prej minimum një viti.

    Toshkovski theksoi se të gjithë janë persona të rinj, ndërsa njëri është i mitur. Njëri prej tyre është kapur se si e djeg flamurin maqedonas, ndërsa një tjetër e heq flamurin. Katër personat e tjerë janë arrestuar sepse kanë marrë pjesë në përleshje.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...