Prezentim i studimit për politika publike mbi zvoglimin e përdorimit të qeseve plastike

Në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në sallën e Institutit Parlamentar, u prezantua studimi për politikë publike mbi zvoglimin e perdorimit të qeseve plastike, me iniciativë të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe në bashkëpunim me 4 qendrat analitike hulumtuese të partive politike (BDI, LSDM, VMRO dhe BESA).

Përfaqësuesit e IRI-t, artikuluan dhe prezantuan nismën e këtij studimi, e cila është rezulltat i puntorive të përbashkëta që janë zhvilluar gjatë vitit 2019 dhe duke e përmbyllur si dokument në fillim vitin e 2020. Ky studim për politikë publike analizon problemin me përdorimin dhe mbeturinat e qeseve plastike.

Përveç përfaqësuesve të qendrave analitike të cilët prezantuan masat e duhura rreth kësaj problematike, në puntori morrën pjesë edhe ekspertë për politika publike si dhe profesorë nga lëndët ekologjike.

Në debat ishin të ftuar deputetët e kuvendit nga të gjitha subjektet politike, si dhe ministrat dhe zv. ministrat e qeverisë.

Procesi i përafrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, patjetër imponon harmonizimin e legjislatives vendore me direktivat evropiane për konsumimin vjetor të qeseve plastike, kufizim të përdorimit të plastikës dhe qeseve plastike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ky studim për politika publike mbi përdorimin e qeseve plastike është një udhërrëfyes për nismat e ardhshme për kufizim të përdorimit të tepruar të qeseve plastike dhe uljes së ndotjes së shkaktuar nga qeset plastike.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Artikuj të ngjashëm