More

    Policja angleze me mbulesë: Punoj kohë shtesë që të kem kohë për faljen e Namazit

    Çdo vit, më shumë se 5000 anglezë konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.

    Por cilat janë arsyet pse ata vendosin të ndryshojnë komplet stilin dhe mënyrën e jetës dhe besimit?

    Një grua britaneze e cila ka bërë këtë ndryshim në jetën e saj tregon arsyet pse ajo mori këtë vendim.

    Janye Kemp, 28 vjeçare është nga Manchesteri dhe punon si police. Ajo patrullon çdo ditë me uniformën policore por njëkohësisht është e mbuluar me shami. Madje, asaj i duhet shpesh të punojë në kohë shtesë në mënyrë që të marrë pjesë në faljen e xhumasë të premteve.

    Jayne u konvertua në myslimane në prillin e vitit të kaluar. Tashmë ajo po planifikon që ta ndryshojë edhe emrin e saj në Aminah, shkruan DailyMail.

    “Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me veten, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.

    “Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë fe. Ajo të bën njeri të durueshëm, të drejtë e të respektueshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.

    Pavarësisht ndryshimit drastik, Jane thotë se kolegët në Policinë e Manchesterit dhe familja e saj e kanë mbështetur vendimin e saj, ndërkohë që ajo po mundohet të ndryshojë mendimin e skeptikëve për Islamin.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Tensionet në Komunën e Vrapçishtit – Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë!

    Grupi i qytetarëve që kishin nisur nismën për rinovimin e kishës “Sveta Petka” në fshatin Gallatë të Gostivarit, tërhiqen...

    Ilire Dauti nga Fronti Europian bllokon ligjin e “Branitellave” në Komisionin Parlamentar për punë dhe politik sociale!

    Deputetja e “Frontit Evropian”, Ilire Dauti që drejton komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini ku duhet të...

    BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot për ligjin e “branitellave” duke e akuzuar VLEN-in se është marrë peng...

    “Tentativë për vr’asje” – zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti i plagosjes me armë të 25-vjeçarit me iniciale...