E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Policia e Maqedonisë ka sekuestruar rreth katër tonë marihuanë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë konfiskuar rreth 4 tonë marihuanë nga një kompani në Josifovo të Vallandovës, përcjell TV21, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se bëhet fjalë për një kompani që kishte licencë për prodhim të produkteve nga marihuana, për çështje mjekësore, por që pas kontrollit të bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vërejtur parregullësi, pas çka nga Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, është kërkuar që t’i merret licenca kompanisë së njëjtë.

“Pas sigurimit të të gjitha provave materiale DPB Vallandovë deri te PTHP Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 95 B, 29G të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike, ndaj menaxherit të personit juridik U.R.G. (21) nga Bullgaria, ish-menaxheri L.S. (35) nga Novosella, kundër personit juridik si dhe kundër B.I. (49) nga Dojrani i ri, B.I. (25) nga Strumica dhe N.G. (40) nga Strumica. Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për konfiskimin e rreth 1390 kilogramëve marihuanë të falsifikuar, rreth 1630 kilogramë biomasë me THC dhe rreth 815 kilogramë marihuanë me THC”, thonë nga MPB.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads