E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Polici i rrejshëm i rrjep banorët e Kumanovës – një grua i dha 30,000 euro mashtruesit

Një grua 65-vjeçare është viktima e tretë e të njëjtës skemë mashtrimi në Kumanovë gjatë dy ditëve të fundit.

 

 

Sipas policisë, ajo humbi 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi, i cili e bindi se vajza e saj kishte aksidentuar një fëmijë dhe se ai mund ta ndihmonte të shmangte ndjekjen penale, me kusht që të paguante 30,000 euro.

 

“Personi e ka telefonuar duke u prezantuar si punonjës policie dhe e ka informuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident, ku kishte përplasur një fëmijë migrant, dhe se duhet të paguante një shumë të caktuar parash për të shmangur ndjekjen penale. Gruaja i dorëzoi paratë në vendin e caktuar, por më vonë, pasi kontaktoi me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit,” njoftoi policia.

 

Edhe dje janë raportuar dy raste mashtrimi dhe një tentativë mashtrimi nga tre pensionistë. Me të njëjtën histori, mashtruesi ka arritur të përfitojë 250,000 denarë.

 

Gjatë gjithë vitit 2024, në Kumanovë janë regjistruar vetëm dy raste të tilla mashtrimi me aksidente trafiku. Policia apelon për kujdes, veçanërisht nga të moshuarit, kur u telefonojnë persona të panjohur, duke mos rënë pre e shërbimeve të rreme dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë në numrin falas 192.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads