Hapësira rreth Kalasë së Shkupi po hyn në lojë urbanistike, por kësaj radhe radhitje më ndryshe e prioriteteve. Në vend që të përhapet edhe një valë e ndërtimeve komerciale në zemrën e qytetit, planet e reja detajore urbanistike që i ka miratuar Këshilli i Komunës Qendër sjellin paralajmërim për parqe, objekte sportive, shtrigje këmbësore dhe shtige çiklistësh. Në një pjesë të zonave ku paraprakisht janë paraparë hotele, tani hapet hapësirë për përdorim, njofton Portalb.mk.
Me planet e miratuara janë përfshirë “Kalaja dhe QRS Kala” dhe “Varrezat franceze, Tetovska trosharina dhe Park 2”. Komuna theksoi se me to bëhet harmonizim me Planin e përgjithshëm urbanistik të Shkupit, ndërsa për hapësirën rreth Kalasë për herë të parë miratohet dokumentacion më i hollësishëm urbanistik që duhet ta rregullojë qasjen, lëvizjen dhe dedikimin e tokës në këtë rajon të ndjeshëm.
Ndryshimi më i dukshëm është në atë që interesi publik vendoset para ndërtimit agresiv. Në Lajen e Qytetit CS 01 është paraparë objekt sportiv në tokë shtetërore afër kejit me sipërfaqe prej 9.295 metra katrorë, ndërsa në pozita tjera planifikohet gjelbërim me parqe, përmbajtje publike dhe parking. Nën Kalanë, në tokë private edhe tutje mbetet mundësi për hotele, por me kate më të ulëta, deri në P+3, që është sinjal ndryshe nga intervenimet e mëdha më parë të planifikuara.
Plani parashikon edhe shtigje të reja për çiklistë në rrugët “Samoillova” dhe “Llazar Liçenoski”, me lidhje drejt shtegut afër Vardarit, si dhe trotoare më të gjera dhe pemë të reja. Intervenimet e tilla nuk janë vetëm hollësi teknike, por tregues se çfarë qyteti planifiohet në këtë drejtim: hapësirë nëpër të cilën nuk kalohet vetëm me automobil, por ehde në këmbë, me biçikleta dhe me pritje më të gjata.
Në plan është vendosur edhe mundësi për ekspozita në të hapur, me çka Kalaja nuk trajtohet vetëm si lokacion atraktiv i ndërtimit, por edhe si pikë kulturore-historike që duhet të komunikojë me qytetin. Sipas informatave të publikuara, në përgatitjen e planit janë marrë parasysh edhe sugjerime të profesionistëve nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore, që i jep peshë shtesë qasjes që të ruhet karakteri publik dhe simbolik i hapësirës.

