E shtunë, 19 Prill, 2025
8.8 C
Skopje

Petrovci kërkon përkrahje financiare për filmin “Teuta” (Video)

Petrovci kërkon përkrahje financiare për filmin “Teuta” (Video)

Skenaristi i  filmit artistik “Teuta”, Enver Petrovci, kërkon ndihmë për finalizimin e këtij projekti, duke thënë se institucionet kosovare nuk e përkrahën këtë projekt filmik që i kushtohet 20 mijë femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Aktori i mirënjohur kosovar, Enver Petrovci, përmes një postimi në Facebook, me skena nga filmi “Teuta”, i cili u financua nga shtëpitë filmike turke, bën thirrje tek njerëzit e vullnetit të mirë që ta përkrahin financiarisht këtë projekt filmik, në mënyrë që ai të mos mbetet pronë e shtëpive filmike turke, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Petrovcit:

“Mos i jepni te korruptuarve!
Dergo SMS 1 euro ne numer: 55 550
Filmi artistik turk ‘Teuta’ i kushtohet 20 mije femrave te dhunuara ne Kosove dhe pasojat ne familjet e tyre, te cilat shpesh here jane etiketuara si te pa moralshme”, (sic.), ka shkruar Petrovci. /Telegrafi/

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads