Sejdi Ramadani, 25 vjeç nga fshati Studeniçan është sulmuar mbrëmë nga disa persona të panjohur. Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve “Jugo Dërvo”, ku Sejdiu ka qenë duke pritur autobusin për në fshatin e lartpërmendur. Sipas Sejdiut, ai është sulmuar dhe maltretuar nga tifozët e Vardarit të cilët ishin nisur për të festuar fitoren e këtij klubi si kampion evropian në hendboll.
Rasti ndodhi te stacioni “Jugo Drvo”, isha duke pritur autobus për në shtëpi, për në fshatin Studeniçan. Zbritën huliganët maqedonas prej autobusit me numër 5, më pyetën a je shqiptar, u thash, po shqiptar jam. Filluan të më godasin, njëri më kapi kurse tjetri më godiste, ma hoqën këmishën, me thikë më vizatuan kryqe, edhe mbrapa edhe para, po edhe këtu jam i vizatuar. Pesë persona ishin, katër më kanë rrahur, njëri nuk u afrua, ishin të maskuar, ishin me shalla të Maqedonisë, me bluza të Vardarit, më rrahën dhe u nisën drejt sheshit- tha Sejdi Ramdani.
25 vjeçari Ramdani, për këtë rast kishte njoftuar policinë dhe ndihmë kishte kërkuar në spitalin shtetëror.
Prej atij momenti u lajmërova në polici, policia erdhi aty po nuk i ndërmori të gjitha masat, sipas meje. Më futën në furgon të policisë, më dërguan në stacion, ati disa deklarata mi morën, te stacioni mbrapa Zhelezniçkës. Prej aty, ku më mbajtën me deklarata deri pasa orës 12,00, pastaj shkova në spital të shtetit. Aty mi bën disa incizime, të thyera nuk kam por kam gërvishtje me thikë, jam i goditur me shtyllën e flamurit- shtoi Sejdi Ramadani.
Nga MPB-ja e konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se personi Sejdi Ramdani është sulmuar në orën 21 e 35 minuta, nga katër persona të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Nga ky institucion thonë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit. Gjithashtu, nga MPB-ja bëjnë të ditur se në aksident trafikun që ndodhi mbrëmë pas mesnate në bulevardin “Partizanski Odredi” u lënduan lehtë 9 persona, prej të cilëve 6 pjesëtar të MPB-së. Po mbrëmë në rrjetet sociale u përfol se komitët kanë sulmuar disa persona shqiptar, por deri në këto momente një gjë e tillë nuk është konfirmura nga MPB-ja.