More

    Përurohet godina e re e SHF” Dituria” në f.Gërçec

    Sot në SHF “Dituria” në f. Gërçec, Komuna e Sarajit, u bë përurimi i godinës së re, e cila u mundësua me mbështetje financiare nga sektori afarist dhe u implementua nga Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz , njofton derveni.info.

    “Ditët kur ne shënojmë ndonjë festë i konsiderojmë si të veçanta. E tillë është edhe kjo ditë kur ne shënojmë një sukses të madh: përfundimin e meremetimit të pesë shkollave tona, në Komunën e Sarajit.

    Të gjithë ne e kemi vështirë ta përfytyrojmë gëzimin e vogëlushëve të vizatuar në fytyrat e tyre engjëllore. Prej këtij shtatori ata do të mësojnë në kushte të reja: me mësonjëtore të ndriçuara, me kulme të sigurta nga bora dhe shiu, me oborre të rregulluar, me orendi të reja”, tha z. Nexhat Shahini, kryetar i Këshillit të donatorëve pranë Fondacionit Albiz.

    Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, z. Ilir Idrizi, “nëse dëshirojmë një të ardhme më të ndritur duhet të investojmë në rininë – moto kjo që është shndërruar në imperativ për Fondacionin Albiz. Investimi në dije, krijimi i kushteve më të mira për mësim, përkrahja e studentëve dhe nxënësve, mbështetja e institucioneve arsimore në vend, kanë frymëzuar projekte të mirëfillta që fondacioni i ka zhvilluar dhe vazhdon t’i realizojë.”

    Në kuadër të “Projekti për renovimin e shkollave fillore në Komunën e Sarajit” u realizuan këto aktivitete: ndërtimi i godinës së re në Shkollën Fillore “Dituria” në fshatin Gërçec (me gjithë orenditë e brendshme); meremetimi i tualeteve, lyerja e shkollës brenda dhe jashtë, zëvendësimi i dyerve, bankave dhe karrigeve në SHF “Dituria” – Saraj; zëvendësimi i kulmit, pajisja me banka dhe karrige, meremetimi i tualeteve në SH “Drita – f. Rashçe; meremetimi i tualeteve në SHF “Dituria” f. Krushopek; zëvendësimi i kulmit të godinës në SHF “Sami Frashëri” në f. Shishovë; meremetimi i dyshemeve në klasa në SHF “Ibe Palikuqi” në f. Llaskarcë dhe zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, meremetimi i dyshemesë në klasa, i tualeteve në SHF “Drita” në f. Kopanicë.

    Buxheti i përgjithshëm i projekti kap vlerën rreth 200.000 euro/derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...