More

    Për shtatë ditë, në tabelat shtetërore do të shkruhet emri Republika e Maqedonisë së Veriut

    Në seancën e 117-të të Qeverisë së Maqedoni është miratuar plani për zbatim të Marrëveshjes së Prespës së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas vendimit, emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë të përdoret pas një jave në tabelat shtetërore, transmeton Portalb.mk.

    Me planin parashihen një sërë masash që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe nga institucionet shtetërore, të cilat vijnë pas miratimit të amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

    “Në pajtueshmëri me këto përfundime, ministritë, organet dhe institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, me afatin e paraparë pas hyrjes në fuqi të amendamentit 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, do të duhet të bëjnë ndryshme të tabelave në vendkalimet kufitare dhe kufijve shtetërorë, në përfaqësitë konsullore – diplomatike si dhe në hyrjet e institucioneve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

    Paralelisht me këtë, edhe shërbimi për komunikim me publikun në institucione shtetërore do të marrë udhëzime të reja se si do të komunikojë me mediat dhe qytetarët pas ndryshimit të emrit të shtetit.

    Përndryshe, ky vendim i Qeverisë së Maqedonisë vjen pasi që më 25 janar, në Kuvendin e Republikës së Greqisë u ratifikua Marrëveshja e Prespës.

    Ratifikimi në Kuvendin e Greqisë erdhi pasi që më 11 janar, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese, që parashihen me Marrëveshjen e Prespës dhe përfundoi gjithë procedurën e implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni do të hynë në fuqi pasi që Greqia ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...