More

    “Për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

    Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në ballë të tyre, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Këto demonstrata, 44 vjet më parë, shënuan një moment historik të rëndësishëm, kur, së bashku me shumë bashkëveprimtarë, në mensën e studentëve e filluam ortekun çlirimtar, që do të shkruante një kapitull të ri për popullin tonë.

     

    Ky është një moment që na kujton forcën e bashkimit dhe të angazhimit për liri dhe drejtësi. Demonstratat e 44 viteve më parë, që u shndërruan në një lëvizje masive popullore, ishin një shenjë e fuqisë së bashkimit dhe e dëshirës për ndryshim. Ato e treguan se, kur njerëzit janë të bashkuar për një kauzë të drejtë, mund të arrijnë të thyjnë barriera dhe të bëjnë ndryshime historike.

     

    Së bashku, si studentë e filluam këtë rrugë të vështirë për liri dhe për të drejtat e njeriut, një rrugë që ka lënë një pasqyrë të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Çdo sakrificë, çdo angazhim e çdo përpjekje ishin një hap më afër lirisë dhe realizimit të ëndrrës për një të ardhme më të drejtë.

     

    Këtë nismë të lavdishme e kurorëzuam më vonë, pas gati dy dekadave, me fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Republikës së Kosovës përgjithmonë. Ky është një moment i ndritshëm i kujtimit të atyre që dhanë jetën dhe mundin e tyre për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

     

    Duke e kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, sot e nderojmë angazhimin dhe sakrificat e të gjithë atyre që u bënë pjesë e këtij orteku çlirimtar. Ne vazhdojmë të ndjekim rrugën e tyre, duke punuar për liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Angazhimi i tyre na frymëzon dhe na bën të kujtojmë se lufta për liri dhe dinjitet është një luftë e vazhdueshme që kërkon angazhim dhe guxim. Ne vazhdojmë të jemi besnikë të atij angazhimi dhe të atij idealizmi për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë.

    Ali Ahmeti Post

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Fatmir Limani komenton (mos)marrjen e vizës së Amerikës

    Ministri i Politikave Sociale dhe Demografisë, Fatmir Limani, në menyrë indirekte duket se ka pranuar që Ambasada Amerikane në...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë jesërisht me vranësira me erë mesatare deri të fortë jugore. Pasdite, e sidomos gjatë...

    Dhunë në një familje në Tetovë: 21-vjeçarja denoncon bashkëshortin për sulm dhe kërcënim

    MPB njofton se me datë 11.03.2025, rreth orës 00:25, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 21-vjeçare nga Tetova...

    Ministrit Fatmir Limani nuk i jepet vizë për në ShBA?

    Portali informativ Infomax ka mësuar nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e...