E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Për një ditë sanksionohen 530 shoferë, gjysma e tyre në Shkup

Pas aksidentit të ndodhur ditë më parë ku 22-vjeçarja Frosina Kulakova ndërroi jetë pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor, kontrollet policore në komunikacion janë intensifikuar.

 

Gjithsej 530 shkelje në komunikacion janë konstatuar ditën e djeshme gjatë 1.195 kontrolleve të komunikacionit të kryera në zonën e qytetit të Shkupit, nga të cilat 493 janë sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe 37 sipas Ligjit për Automjetet. Prej tyre 238 janë konstatuar se lëvizin me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e përcaktuar, njoftojnë nga MPB.

 

MPB

 

“Janë marrë 43 masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 51 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë. Ndaj 69 shoferëve janë marrë masa për parkim të paligjshëm, 10 vozitës kanë vozitur nën efektin e alkoolit. Janë regjistruar 4 raste të kalimit të semaforit të kuq, 7 drejtuesve i janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse për përdorim të telefonit celular dhe në 5 raste janë marrë masa ndaj këmbësorëve”.

 

Nga kontrollet e kryera të datës 8 shkurt në komunikacion janë dënuar gjithsej 549 shoferë. Ministria e Brendshme njofton se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në mbarë vendin dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë plotësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që siç thonë ata, të gjithë së bashku të kontribojmë për rrugë më të sigurta.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads