More

    PENSIONISTËT E SARAJIT TË ORGANIZUAR, MOSHA NUK I NDALON PËR ARGËTIM

    Po vendoset një lajmërim në fshatin Kondovë.

    Ky është Iljaz Haxhiu i cili lajmëron të gjithë pensionistet të aplikojnë për ekskursionin e radhës që do të jetë në Bullgari.

    Të gjithë këtë organizim e bënë shoqata e pensionisteve “Komuna Saraj”, ndërsa aplikimi kushton 200 denar.

    “Për atë e vendosa këtë letër këtu, që ti lajmëroj të gjithë pensionistët se kush do. Autobusi do të jetë gati me 18 tetor, vazhdojmë shkojmë në Bullgari. Po janë të interesuar unë kur i pata në shëtitje në Kosovë kemi qenë tre autobusë,  dhe dy minibusa 162 vetë kemi qenë”, tha Iljaz Haxhiu, pensionist.

    Shoqata e pensionistëve komuna Saraj është themeluar në vitin 2007, ndërsa tani numëron afër 2 mijë anëtarë.

    “Anëtarësimi i një pensionisti është 30 denarë, nga ato 30 denarë një pjesë shkon edhe për lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë si dhe për gazetën “Pensionistë Plus”. 30 denar është në muaj kur vjen pensioni ato para tërhiqen nga pensioni dhe i dedikohen shoqatave”, tha Mahir Duraku, kryetar i pensionistëve Saraj.

    Afati i aplikimit për të udhëtuar në Bullgari bashkë me këto pensionist është deri më 16 tetor. Sipas kryetarit të pensionistëve Komuna Saraj e gjitha kjo shoqatë nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, por gjithçka bëhet me donacione. Përveç ekskursioneve kjo shoqatë çdo vjet organizon edhe lojëra olimpike në disa disiplina. Ndërsa për sportistë më të mirë ndahen edhe mirënjohje./TV21

    https://youtu.be/9xmSs5mdQnc

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads