Fizioterapisti nga Struga, Dimçe Dimoski, i cili 19 vjet ka punuar me kontratë në vepër, mbeti pa punë pasi drejtori i ri i spitalit special për nefrologji, mjeku Jetmir Ziba nuk ia ka vazhduar kontratën. Dimoski tha se në vendin e tij kanë punësuar tre fizioterapistë të rinj që sipas tij, nuk kanë përvojë pune në këtë sferë.
“Pa asnjë arsyetim, nuk më dhanë asnjë sqarim se pse nuk ma vazhdojnë kontratën, ndërsa në vendin tim vendosën tre kolegë nga jashtë, fizioterapistë. Para tri ditëve, më 16 tetor sollën edhe një kolege të re”, tha Dime Dimoski, fizioterapist.Drejtori i Spitalit për nefrolologji, d-r Jetmir Ziba nuk i komentoi arsyet për ndërprerjen e kontratës së Dimoskit, por paralajmëroi se javën e ardhshme do të prononcohet për këtë rast.
Dimoski, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve të mitur, ka diplomuar si fizioterapist. Nga 2005 deri në 2014 ka punuar në spitalin Shën Erazmo në Ohër, pastaj ka punuar privatisht për disa vjet, ndërsa në dy vitet e fundit e kanë angazhuar në Entin për nefrologji në Strugë.
“Jam njeri familjar. Bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve. Gjendemi disi. Bashkëshortja ime është e punësuar dhe mbijetojmë disi”, shtoi Dime Dimoski, fizioterapist.